Archive for the Ceshtje Penale Category

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra shtetërore

Posted in avokat tirane, avokati, avokatia, Ceshtje Penale, keshillime juridike, zyra avokatie, zyra juridike with tags on June 8, 2009 by sherbimejuridike

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra shtetërore

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose për të qenë në shërbim publik jepet ndaj personave që i kanë shpërdoruar ato dhe që kanë kryer një krim për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet dhe çmohet se kjo e drejtë nuk duhet të ushtrohet përgjithmonë.

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose për të qenë në shërbim publik mund të jepet edhe për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar dënimin gjer në dhjetë vjet burgim.

Burgim i përjetshëm

Posted in Ceshtje Penale with tags on June 8, 2009 by sherbimejuridike

Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe me burgim Dënimi me burgim të përjetshëm dhe dënimi me burgim vuhen në institucione të caktuara posaçërisht për këtë qëllim.  Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe detyrat e të dënuarve caktohen me ligj.

Të miturit e kryejnë dënimin me burgim në vende të veçanta nga të rriturit.

Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta nga burrat.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Dënimi me burgim

Posted in Ceshtje Penale with tags on June 8, 2009 by sherbimejuridike

Dënimi me burgim
Dënimi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzetepesë vjet.
Për kundërvajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Dënime plotësuese – Dënimi me burgim të përjetshëm

Posted in Ceshtje Penale with tags , , , , on December 2, 2008 by sherbimejuridike

Neni 30
Dënime plotësuese

Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:

1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose në shërbim publik.
2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe përfitimeve prej saj.
3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie. 6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.
7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
8. Nxjerrja jashtë territorit.
9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.

Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.

Neni 31
Dënimi me burgim të përjetshëm

(Ndryshuar paragrafi i I, II dhe titulli me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës për kryerjen e një krimi të rëndë.

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë.
Dënimi me burgim të përjetshëm parashikohet bashkërisht me dispozitat e Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.

_______________________________________________________________________
Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Dënimet kryesore – Neni 29

Posted in Ceshtje Penale with tags on December 2, 2008 by sherbimejuridike

KREU V
DËNIMET
Neni 29
Dënimet kryesore
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:

1. Me burgim të përjetshëm
2. Me burgim
3. Me gjobë

Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore:
1. Me burgim
2. Me gjobë

_______________________________________________________________________
Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

forma të bashkëpunimit të veçantë që dallohen

Posted in Ceshtje Penale on December 2, 2008 by sherbimejuridike

Neni 28
Banda e armatosur dhe organizata kriminale
Banda e armatosur dhe organizata kriminale përfaqësojnë forma të bashkëpunimit të veçantë që dallohen jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga shkalla e organizimit dhe e qëndrueshmërisë së tyre për kryerjen e një numri veprash penale.
Organizata kriminale përfaqëson shkallën më të lartë të bashkëpunimit për kryerjen e veprimtarisë kriminale të qëndrueshme.
Krijimi dhe pjesëmarrja në bandë të armatosur dhe në organizata kriminale, si dhe kryerja e veprave penale prej tyre, cilësohen si vepra penale më vete dhe dënohen sipas parashikimeve të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.
Pjesëtarët e bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga banda dhe organizata, kur kanë vepruar si organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës. Pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale përjashtohet nga përgjegjësia penale për pjesëmarrjen në to kur pendohet dhe vihet në ndihmë të organeve kompetente për parandalimin e veprimtarisë dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve.
Shërben si rrethanë për zbutjen e dënimit, dhe në raste të veçanta edhe për uljen e tij nën minimumin e parashikuar nga ligji, kur pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale që ka kryer vepra penale, pendohet dhe bashkëpunon me organet kompetente për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.
Gjykata, kur e çmon se roli i pjesëtarit të penduar të bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale nuk është kryesor, kur veprat e kryera prej tij nuk janë me rrrezikshmëri të theksuar dhe kur ndihma e dhënë për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të bandës apo organizatës kriminale është e rëndësishme, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.

_______________________________________________________________________
Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

KRYERJEN E VEPRËS PENALE

Posted in Ceshtje Penale on December 2, 2008 by sherbimejuridike

KREU IV
BASHKËPUNIMI I PERSONAVEPËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE

Neni 25
Kuptimi i bashkëpunimit
Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.

TENTATIVA

Posted in Ceshtje Penale with tags , , , , , on October 8, 2008 by sherbimejuridike

Neni 22
Kuptimi i tentativës

Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij.

Neni 23
Përgjegjësia për tentativën

Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të. Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.

Neni 24
Heqja dorë nga kryerja e veprës penale

Personi që më vullnetin e tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.
Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementët e ndonjë vepre tjetër penale, personi përgjigjet për veprën e kryer.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Kryerja e veprës penale

Posted in Ceshtje Penale with tags , , , , , on October 8, 2008 by sherbimejuridike

Neni 18
Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur

Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën penale në gjendje të dehur.
Kur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë uljen e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë mbahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij.Kur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën penale, kjo rrethanë mbahet parasysh për rëndimin e dënimit.
Rregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet nën efektin e narkotikëve apo stimulantëve të tjerë.

Neni 19
Mbrojtja e nevojshme

Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Neni 20
Nevoja ekstreme

Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh së dëmi i zmbrapsur.

Neni 21
Ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës

Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i paligjshëm. Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

PËRGJEGJËSIA PENALE

Posted in Ceshtje Penale with tags , , , , , , on October 8, 2008 by sherbimejuridike

Neni 12
Mosha për përgjegjësi penale

Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç.
Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Neni 13
Lidhja shkakësore

Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojave apo mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore.

Neni 14
Faji

Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj.
Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.

Neni 15
Dashja

Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre.

Neni 16
Pakujdesia

Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte.

Neni 17
Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore

Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe
kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm,por kjorrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të dënimit.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.