Archive for avokat per ceshtje penale

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Posted in Ceshtje Penale with tags , , , on October 8, 2008 by sherbimejuridike

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

1. Objekti i ligjit dhe udhëzimit për procedurat tatimore
1.1 Ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, në vijim i referuar “Ligji i Procedurave” ose shkurt “Ligji”, dhe dispozitat e këtij Udhëzimi “Për Procedurat Tatimore”, në vijim i quajtur shkurt “Udhëzimi”, rregullojnë procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore ne Republikën e Shqipërisë, si dhe parimet e organizimit e te funksionimit te administratës tatimore ne Republikën e Shqipërisë.
Administrimi i te gjitha llojeve te tatimeve, taksave kombëtare apo vendore dhe kontributeve te sigurimeve shoqërore e shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë bazohet ne Ligjin e Procedurave, ne kete udhëzim, ne aktet e tjera ligjore dhe nënligjore lidhur me tatimet.
1.2 Dispozitat e ligjit dhe udhëzimit zbatohen për te gjitha llojet e tatimeve dhe te detyrimeve tatimore, përfshirë tatimet dhe taksat kombëtare dhe vendore si dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me përjashtim te rasteve kur me ligje te veçanta është parashikuar ndryshe.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.