Archive for Vlerësimi i pronës

Vlerësimi i pronës – Neni 13

Posted in Ligji Pronave with tags , on June 10, 2008 by sherbimejuridike

1. Për vlerësimin e pronës që kompensohet komisioni vendor i kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme ngre grupin e ekspertëve. Komisioni cakton në rolin e ekspertit persona me përvojë dhe kualifikim të posaçëm në fushën juridike, ekonomike dhe inxhinierike që ka lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

2. Vlera e pronës që kompensohet, sipas këtij ligji, përcaktohet në bazë të vlerës së tregut, në përputhje me metodologjinë e propozuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, miratuar me vendim të Kuvendit.

3. Në kryerjen e veprimtarisë së tij, asnjë nga anëtarët e organeve shtetërore për kthimin dhe kompensimin e pronave ose të grupit të ekspertëve nuk duhet të jetë në kushtet e pengesës ligjore të përcaktuar në Kodin e Procedurave Administrative.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.