Projekt Ligji mbi Pronat

Nga Sabri Godo/ Nje komision i Kuvendit po punon prej disa muajsh per ligjin qe duhet te zgjidhe problemin e nderlikuar te pronave. Ky eshte nje pretendim i madh, entuziast dhe shume pozitiv. Venia ne vend e prones private ligjore, konform Kushtetutes, do t’i jepte fund luftes tragjike 58 vjecare te qytetarit me shtetin per ceshtje te prones, do te vinte ne vend nje nga te drejtat themelore te njeriut dhe, me ne fund, do te hapte rrugen e zhvillimit ekonomik te Shqiperise sipas standarteve perendimore. Por, e gjithe zhurma rreth ketij problemi themelor, te sjell nder sy nje pule qe kakaris, sillet rreth vetes e ngre pluhur, dhe qe nuk ben ndonje kokerr veze. Kerkoni Avokat Pronash ?

Komisioni i permendur ka shkruar se mbari nenet mbi njohjen dhe kthimin e trojeve dhe ndertesave ne qendrat urbane. Parashihet njohja e prones sipas trashegimise, duke nisur nga viti 1945. Deri ketu fare mire. Vecse, me tej thuhet se do te njihen edhe pronesite e perfituara nepermjet Komisioneve te Kthimit te Pronave nga viti 1993 e mbrapa. Pikerisht ketu ndodh thyerja, prishja e kritereve, sepse nepermjet vendimeve te ketyre komisioneve jane bere perseri vjedhje e grabitje nen titullin e “objekteve te rendesise se vecante”. Per lexuesin qe nuk e njeh kete term, po shpjegoj se, Komisionet e Kthimit te Pronave u dhane militanteve politike prona te majme ose ajken e pronave, qe u perkisnin ligjerisht pronareve te tjere, gjithnje nen etiketimin e “objekteve me rendesi te vecante”. Perse duhej te quhej i “rendesise se vecante” nje restorant, nje punishte ose nje truall ne qendren e qytetit, kjo nuk u shpjegua ndonjehere, ashtu si nuk u shpjegua dhe s’mund te shpjegohej fakti, qe, duke ia dhene nje militanti partiak kundrejt shperblimeve qesharake, ose fare pa shperblim, nje prone qe i perkiste ligjerisht nje tjetri, ruheshin interesat strategjike te shtetit! Keto batakcilleqe te turpshme, te ujdisura ndermjet anetareve te PD dhe PS qe perbenin komisionet e pronave, me pjesmarrjen edhe te perfaqesuesve te shtetit, ligjerohen tani perfundimisht me nenin e projekt-ligjit qe do te shkoje ne Kuvend. Ne kohen e vet, ish kryeministri Aleksander Meksi tha se “objektet e rendesise se vecante” nuk ishin ndonje gje e madhe, meqe arrinin e shumta ne 30 perqind. Jam i sigurt se sot zoti Meksi nuk do te pohonte te njejten gje. “Objektet e rendesise se vecante” jane shume me teper se 30 perqind, por edhe sikur te pranojme kete shifer, arrijme detyrimisht ne perfundimin se, per te bere drejtesi ne kthimin e pronave duhet te rishihen patjeter edhe gjithe vendimet e Komisioneve te kthimit te pronave nga viti 1993 e mbrapa, per gjithe objektet per te cilat kane ankim pronaret e ligjshem te grabitur per se dyti. Ndryshe i veme kapak nje pjese te se keqes dhe punet gjysmake asnjehere s’mund te cojne ne zgjidhje te problemit. Deri ketu, folem per trojet e ndertesat ne qendrat urbane, po kjo eshte vetem nje pjese e problemit te madh te pronave ne teresi. Baza e problemit qendron ne pronesine mbi token dhe qe emertohet “toke bujqesore”. Kerkoni Avokat Pronash ?

Me gjithe ndryshimet demografike (levizjet e popullsise) nga fshati ne qytet, te dymbedhjete viteve te fundit, ende jetojne ne fshat me teper se gjysma e shqiptareve. Keta, jane drejtperdrejt te lidhur me pronesine mbi token. Vec kesaj, dihet se pronesia mbi token eshte e lidhur edhe me investimet e brendshme e te huaja, qe do te thote se problemi merr karakter te pergjithshem kombetar. Pra, jo vetem shtetasit qe jetojne ne fshat, por edhe pjesa tjeter e shtetasve eshte e interesuar per nje zgjidhje te drejte te problemit. Si e trajton kete ceshtje te madhe Komisioni “ad hoc” i Kuvendit?

Sipas anetareve te Komisionit qe i perkasin PS-se, dhe ndonje anetari qe i perket PD-se, problemi i pronesise mbi token bujqesore zgjidhet fare thjesht me nje nen te vetem: pronaret ligjore te tokes bujqesore do te kompensohen. Kjo eshte dhe me gjeniale se veza e Kolombit. Komisioni as qe e merr mundimin te sqaroje sa jane e ku jane pronaret qe duhet te kompensohen, si dhe kur do te kompensohen. Komisioni s’mund t’i sqaroje keto pyetje edhe sikur te doje, per faktin e thjeshte se i mungon teresisht nje studim i tille. Po perseris pyetjen ne nje forme me praktike: Sa leke duhet te parashohe buxheti i shtetit per kompensimin? Sa do te jete shtrirja ne kohe e kompensimit? Si do te identifikohen pronaret qe do te kompensohen? A do te quhet pronar i tokes ai qe njihet si i tille ne nenin 41 te Kushtetutes, apo ai qe e ka perfituar me ligjin 7501? Kerkoni Avokat Pronash ?

Meqe komisioni nuk u jep asnje pergjigje pyetjeve te domosdoshme te mesiperme, s’mund te gjendet qofte dhe nje budalla i vetem ne Shqiperi qe te mos kuptoje se ky shtet s’ka ndermend te beje asnje kompensim. Kompensimi, eshte thjesht nje spekulim politik, per t’i thene Evropes gjate negociatave se e rregulluam pronen, sic kemi rregulluar dhe disa pune te tjera. Por, nese nuk gjendet ne Shqiperi ndonje budalla qe te pertype brockulla te tilla, aq me pak mund te shpresosh t’ua kalosh keto eksperteve te Evropes. Kalimthi po permend edhe nje hollesi qe tregon se sa pa pergjegjesi sillet ndaj ketij problemi serioz dhe ndaj vete Kushtetutes qeveria e z.Nano. Ajo cakton cmimet e kompensimit te tokes ne tre kategori, sipas nje kuti qe nuk dihet ku e kane gjetur. Kushtetuta, thote shprehimisht ne paragrafet 4 dhe 5 te nenit 41, se shpronesimet lejohen kundrejt nje shperblimi te drejte dhe se per mosmarreveshjet lidhur me masen e shperblimit mund te behet ankim ne Gjykate. Qeveria jone eshte vete Ali e vete Kadi dhe sa per Kushtetuten, ajo gjithashtu na qenkej bere per t’i thene botes se jemi shtet me kushtetute. Kerkoni Avokat Pronash ?

Arsyet qe e bejne te domosdoshem zgjidhjen e problemit te pronesise mbi token e ka shpjeguar me kohe Partia Republikane, Levizja e Legalitetit, Balli Kombetar, Partia Demokristiane dhe Shoqata Pronesim e Drejtesi. Se pari, s’mund te pranohet me gjate anarkia e sotme, qe ka ndare Shqiperine ne zona ku secili u kthye ne pronen e tij dhe ne zona ku u imponua ligji komunist 7501. Qytetaret duhet te jene te barabarte para ligjit dhe ligji duhet te jete unik per tere vendin, ndryshe shteti humbet legjitimitetin. Anarkia ne pronesine mbi token ka pengur zhvillimin bujqesor, mbi 43 perqind e siperfaqes se punueshme jane djerre, ndersa importojme deri dhe preshe e lakra, nuk funksionon tregu i tokes, s’ka investime, me rrjedhime shkaterrimin e tokes dhe te ekosistemit, pengohet agroturizmi, u shkaterruan ullishtat e plantacionet e frutave, fshatari e shikon rrugen e shpetimit vetem ne emigracion, krimi i lidhur me pronen s’ka te rreshtur.

Ne kemi bere propozimet tona per nje zgjidhje te pershtatshme te problemit, nisur nga realiteti i sotem. Askush s’ka kerkuar kthimin pa kushte ne vitin 1945. Nje marrezi te tille duan te na i veshin kundershtaret. Pronesia ligjore mbi token mund te zgjidhet duke mbajtur parasysh ndryshimet gjeografike e demografike, me kompensim fizik ose ne vlefte, pa demtuar askend, por ata qe e kane zgjidhjen ne dore i kane mbyllur veshet pergjithnje dhe askush s’mund t’i jape ketij qendrimi nje pergjigje te kuptueshme.

Loja qe luhet ne skene eshte tashme e qarte dhe ecen ne harmoni me lojen ne prapaskene, qe eshte e panjohur per publikun.

Qeverise i duhet nje miratim nga jashte lidhur me problemin e prones ne Shqiperi, ndryshe s’mund te kete afrim me perendimin dhe as te ule zemerimin e brendshem per shkeljen e hapur te kushtetutes. Atehere qeveria i drejtohet OSBE-s me kerkesen te dergoje ketu dy specialiste per te dhene mendime mbi zgjidhjen e problemeve te prones. Specialistet erdhen, “studiuan problemin e pronesise mbi token” dhe thane:

Ndryshe nga shume regjime te tjera postkomuniste, Shqiperia ndermori hapin jo tipik… ligji 7501. Zgjidhjet do te ishin tre: Shfuqizimi i ketij ligji; mbajtja e ligjit me modifikime; lenia e ligjit te pandryshuar duke forcuar zbatimin e tij me procedura te reja.

Ne tere studimin, specialistet e bejne te pamundur shfuqizimin ose dhe ndryshimin e ligjit 7501. Ajo qe bie me fort ne sy eshte pohimi i tyre se pronaret historike nuk paskan domosdoshmerisht ndonje te drejte te madhe morale apo ligjore me shume se okupuesit aktuale qe e fituan pronen me ligjin 7501. Nder te tjera, specialistet thone se po te shfuqizohen te drejtat e pronesise bazuar ne ligjin 7501, projekti aktual i rregjistrimit te tokes do te shkonte dem.

Teorite qe zhvillojne keta specialiste duhen tretur pak nga pak. Kur thone se pronari historik s’ka me teper te drejta se ai qe i zoteron sot, duhet kuptuar se nje qeveri mund te beje ligje shpronesimi ne cdo kohe dhe ai qe arriti te perfitoje, e trashegofte. Dhe keshtu, anarkite mbi pronen nuk do te dihen ndonjehere se ku do fillojne e ku do te mbarojne. Persa i takon faktit se shfuqizimi i ligjit 7501 do te conte dem projektin mbi rregjistrimin e tokes, eshte njelloj si te thuash se, meqe kemi gati thiken e pirunin, mund ta hame derrkucin edhe te gjalle sic eshte.

Me tej specialistet thone: Sipas te drejtes se pergjithshme nderkombetare, qeveria e Shqiperise nuk ka asnje obligim qe te siguroje demshperblimin per shpronesimet historike. Thone gjithashtu se qeveria shqiptare nuk eshte e detyruar t’i permbahet Konventes Nderkombetare qe imponon kompensimin, meqe shpronesimet ne Shqiperi jane bere para konventes.

Me e pakta qe mund te thuhet lidhur me keto interpretime eshte se keta zoterinj nuk njohin dy rezolutat e Keshillit te Evropes dhe Parlamentit Evropian, qe kerkojne me kembengulje kthimin e pronave te sekuestruara nga rregjimet totalitare. Keta zoterinjhedhin ne ere pa te keq edhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, nenet e se ciles per pronen private jane diskutuar imtesisht e gjeresisht ne Komisionin e Venecias. Keta e kane studiuar pronesine mbi token ne Shqiperi duke pire caj me ndonje perfaqesues te qeverise, trute e te cilit kane mbetur po aq te galvanizuara sa edhe ne vitin 1991.

Nuk dua te polemizoj me tej rreth sofizmave dhe pseudofilozofive te ketyre specialisteve, por do t’i lutesha Perfaqesise se OSBE-se ne Tirane qe te deklaronte publikisht nese “studimin” e ketyre specialisteve ia rekomandon ose jo qeverise shqiptare. Ish-ambasadori Ahrens kishte mendime te tjera shume me objektive.

Ne kerkim te mbeshtetjes nga jashte, tani ne pragun e diskutimit te projektligjit ne Kuvend, ndonje i afert me qeverine peshperit per nje leter qe gjoja u paska derguar Departamenti i Shtetit zoterinjve Nano e Berisha, me porosi te mos e prekin ne asnje menyre ligjin 7501. Kete shpifje nuk do ta besoja edhe sikur te shihja me syte e mi letren te nenshkruar e vulosur nga Kolin Pauell. Peshperitet edhe se amerikanet paskan sugjeruar qe tere puna e pronave te mbyllet duke i kerkuar qeveria ndjese popullit shqiptar meqe ajo qe eshte bere s’mund te c’behet. Une mendoj se e vetmja gje qe mund te bejne shqiptaret, sa per orientim, eshte te marrin dijeni mbi dy rezolutat e Dhomes se Perfaqesuesve dhe Senatit Amerikan te 5 vjeteve te fundit, ne te cilat thuhet se shpronesimet kriminale te regjimeve komuniste te bera me qellimin e zhdukjes se te drejtave e personalitetit te njeriut dhe per te perjetesuar sundimin e diktaturave, duhet te riparohen brenda kohes me te shkurter me kthimin fizik te pronave ose me kompensim te menjehershem ne vlefte te plote aty ku kthimi nuk eshte i mundur. S’kemi asnje arsye t’i lutemi Ambasades se SHBA ne Tirane te pergenjeshtroje keto trillime ne kafenete dhe ambientet tona parlamentare. Por nje perkrahje e cfaredo forme per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se prones, ne castin e tanishem, do te ishte e mirepritur nga gjithe shqiptaret.

Mendoj se problemi i pronesise mbi token duhet te zgjidhet nepermjet nje projektligji te qeverise, e cila ka fuqine te beje studimin e gjendjes se sotme dhe ne pajtim me te te jape edhe zgjidhjet e duhura. Duke bere kete, qeveria i hap rrugen progresit ekonomik dhe paqetimit social, forcimit te rendit dhe luftes ndaj korrupsionit. Nuk duhet anashkaluar edhe problemi i pronave te komuniteteve fetare dhe pronave ligjore te ish-Mbretit Zog, trashegimtaret e te cilit s’kane pasur mundesi te kerkojne pronat qe u takojne per shkak te emigrimit te gjate. Nese Qeveria e Kuvendi do te sillen ndaj problemit te prones edhe me tej, me te njejten mungese pergjegjesie si ne 10 vitet e kaluara, toka e Shqiperise nuk do te zere vend dhe ekonomia jone do te zhytet me tej ne batakun ku ka rene. Debati mbi pronen ne Parlament dhe jashte tij mund te fuqizohet dhe te ngjalle shpresa reale nese do te mbeshtetet edhe nga PD. Doktor Berisha, ne Kongresin e IV te Partise Republikane premtoi se do te jape gjithe mbeshtetjen e tij per programin tone lidhur me problemin e pronave. Perfaqesues te ndryshem te PD ne vitet e fundit kane deklaruar shpesh se partia e tyre do te korigjoje gabimet qe jane bere ndaj prones private dhe pronareve. Ky eshte momenti qe Partia Demokratike te deshmoje vullnetin e saj te vertete per zgjihjen perfundimtare te problemit te pronave, te cilin socialistet duan ta varrosin.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji |

One Response to “Projekt Ligji mbi Pronat”

  1. [...] Juridike Projekt Ligji mbi Pronat [...]

Comments are closed.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: