Pronat që nuk kthehen

1. Nuk kthehen pronat e paluajtshme, që i shërbejnë një interesi publik dhe që:

a) Shërbejnë për realizimin e detyrimeve të shtetit shqiptar, që rrjedhin nga traktatet dhe konventat, në të cilat shteti ynë është palë;

b) Kanë investime ose përdoren për realizimin e projekteve me shtrirje territoriale ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjetikës, të telekomunikacionit, të veprave ujore të çdo lloji ose në investime të tjera në interes publik, të përcaktuara sipas ligjit “Për shpronësimet për interes publik”

c) Shërbejnë për ruajtjen e mjedisit, shëndetit, kulturës, arsimit publik ose edukimit parashkollor;

ç) Shërbejnë për mbrojtjen kombëtare dhe që nuk tjetërsohen;

d) Janë pasuri e veçantë kulturore ose historike, e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi;

dh) Janë të zëna sipas akteve ligjore, paraqitur në Shtojcën 1 të këtij ligji, përveç rasteve kur sipas këtyre ligjeve shteti është pronar dhe prona e paluajtshme nuk i shërben një interesi publik.

2. Në rast se pronat e paluajtshme, që përfshihen në pikën 1 të këtij neni, propozohet të tjetërsohen, ato i kalojnë subjekteve të shpronësuara.

3. Pronat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni kompensohen sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji |

Comments are closed.

%d bloggers like this: