Trualli

1. Në rastin kur trualli u është tjetërsuar personave të tretë dhe mbi të nuk janë ngritur ndërtesa të përhershme dhe të ligjshme, ai u kthehet subjekteve të shpronësuara, ndërsa shteti u kthen të tretëve vlerën, sipas çmimit të blerjes të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve.

2. Kur mbi truallin e subjektit të shpronësuar shteti a persona të tretë kanë kryer ndërtime ose investime, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ato llogariten sipas vlerës së tregut në çastin kur i njihet e drejta e pronësisë subjektit të shpronësuar dhe veprohet si më poshtë kur:

a) vlera e investimeve përbën deri në 150 për qind të vlerës së truallit, prona i kthehet subjekteve të shpronësuara, pasi ato të kenë paguar kundërvlerën e investimeve të kryera;

b) vlera e investimeve përbën më shumë se 150 për qind të vlerës së truallit, shteti apo personat e tretë ruajnë pronësinë dhe subjektet e shpronësuara kompensohen sipas këtij ligji.

3. Në rastet e ndërtimeve mbi truall, të bëra para datës 10.8.1991, për të cilat nuk është regjistruar pronësia e truallit, ai që ka në pronësi ndërtesën detyrohet të paguajë vlerën fillestare të truallit, sipas nenit 10 të ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve.

4. Në rastet e ndërtimeve të ligjshme të bëra në truallin e dhënë nga shteti me qira ose koncesion, pronari i ndërtesës paguan vlerën e truallit mbi të cilin është bërë ndërtesa, sipas çmimeve të tregut.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji

Comments are closed.

%d bloggers like this: