Banesat – Neni 9

1. Banesat, pronë e subjekteve të shpronësuara, lirohen nga qiramarrësi brenda një afati trevjeçar. Qiramarrësit vazhdojnë të paguajnë një qira të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave deri në dy vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Këshilli i Ministrave ngarkohet të sigurojë strehimin e qiramarrësve, që kanë statusin e të pastrehëve, nëpërmjet banesave me qira të ulët, kredive me interes të ulët ose banesave me qira të kompensuar nga shteti.

2. Në rastet e banesave të ndërtuara në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, banorët e tyre kanë të drejtën e blerjes së truallit gjatë procesit të legalizimit të përcaktuar me ligj të veçantë. Vlerësimi i truallit bëhet sipas vlerës së tregut në momentin e kryerjes së legalizimit të banesave.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Comments are closed.

%d bloggers like this: