Format e kompensimit – Neni 11

KREU III

KOMPENSIMI I PRONËS

1. Për pronat e përcaktuara në këtë ligj, për të cilat është i pamundur kthimi fizik, shteti kompenson subjektet e shpronësuara me një ose më shumë nga format e mëposhtme:

a) me pronë tjetër të paluajtshme të të njëjtit lloj, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit;

b) me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit;

c) me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme;

ç) me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i privatizimit;

d) me të holla.

2. Subjekti i shpronësuar i paraqet me shkrim komisionit vendor për kthimin dhe kompensimin e pronave formën në të cilën kërkon të realizohet kompensimi. Komisioni, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, me vendim të arsyetuar vendos për pranimin e kërkesës ose refuzimin e saj kur objektivisht plotësimi i kërkesës është i pamundur. Në këtë rast ai i ofron subjektit të shpronësuar një formë tjetër kompensimi, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1 të këtij neni. Kundër vendimit të komisionit për përcaktimin e formës së kompensimit, subjekti i shpronësuar ka të drejtë të bëjë ankesë në Komitetin Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit dhe në rast se aty nuk gjen zgjidhje, atëherë i drejtohet gjykatës brenda 30 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim nga Komiteti Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.

3.Shpërblimi për efekt kompensimi nuk i nënshtrohet asnjë takse, tatimi ose ndalese.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Comments are closed.

%d bloggers like this: