Komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave – Neni 17

Pronat e Patundshme

Neni 17

1. Komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave krijohen dhe ushtrojnë veprimtarinë aty ku funksionojnë qarqet. Kompetencat tokësore për secilin komision shtrihen në të gjithë territorin e mbuluar nga qarqet.

2. Komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave përbëhen nga 5 anëtarë, të cilët emërohen në detyrë nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave mbi bazën e kritereve të konkurrimit që përcakton ligji “Për shërbimin civil”.

3. Anëtar i komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave mund të emërohet shtetasi shqiptar, i cili:

a) ka mbaruar shkollën e lartë për jurist, ekonomist, agronom pedolog ose në fushën inxhinierike që ka lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave;

b) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;

c) ka jo më pak se 5 vjet përvojë pune në profesion;

ç) nuk është ndëshkuar me masën disiplinore të shkarkimit nga puna;

a)ka zotësi të plotë për të vepruar;

dh) nuk është në konflikt me detyrën e anëtarit të komisionit vendor.

4. Anëtarësia në komisionin vendor të kthimit dhe kompensimit të pronave është e papajtueshme me çdo veprimtari tjetër shtetërore ose politike.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Comments are closed.

%d bloggers like this: