Kthimin dhe Kompensimin e Pronave

Neni 16

Kompetencat e Komitetit Shtetëror për

Kthimin dhe Kompensimin e Pronave

1. Komiteti Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka këto kompetenca:

a) shqyrton dhe merr vendim për ankesat ndaj vendimeve të komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave, me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 19 të këtij ligji;

b) merr vendime për njësimin e praktikave në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave në bazë dhe për zbatim të ligjit;

c) emëron dhe shkarkon nga detyra kryetarin dhe anëtarët e komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave;

ç) drejton dhe kontrollon zbatimin e këtij ligji nga komisionet vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave;

d) propozon për miratim në Këshillin e Ministrave projektbuxhetin, strukturën organizative, organikën dhe tabelën e pagave për administratën e Komitetit Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, të komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave  dhe administratën e tyre;

dh) mbledh dhe përpunon të dhëna për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave  dhe raporton në Kuvend të paktën një herë në vit ose sa herë kërkohet nga Kuvendi, si dhe informon Këshillin e Ministrave me kërkesë të tij;

e) miraton rregulloren për organizimin dhe funksionimin e tij, si dhe të komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave;

ë) përcakton dokumentacionin e nevojshëm, mbi bazën e të cilit do të kryhet njohja, kthimi dhe kompensimi i pronës;

f) përcakton, në bashkëpunim me Ministrin e Financave, tarifat e shërbimeve që do të paguajë subjekti i shpronësuar në procesin e kthimit e të kompensimit të pronave;

g) përcakton mënyrën e bashkëpunimit të komisioneve vendore kur prona që njihet, kthehet ose kompensohet shtrihet në dy apo më shumë juridiksione të komisioneve vendore;

gj) përcakton mënyrën e zëvendësimit të ekspertëve ose anëtarëve të komisioneve  vendore kur ata janë në kushtet e pengesës ligjore për kryerjen e veprimtarisë.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Comments are closed.

%d bloggers like this: