PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE

TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË

TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË

BASHKISË RROGOZHINË, TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17 të ligjit nr.8744, date 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Rrogozhinë, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të bashkisë Rrogozhinë të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.16, date 7.1.2005 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë e Rrogozhinës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Rrogozhinë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Bashkia Rrogozhinë Lidhja 1

Numrat rendorë të pronave në listën e inventarit Fusha e përdorimit të pronës Lloji i transferimit
1,2 Prona që përdoren për ushtrimin e funksioneve në fushën e administratës Në pronësi
4-9 Prona që përdoren për realizimin e programeve arsimore Në pronësi
11,12 Prona që përdoren për realizimin e funksioneve në shëndetin publik Në pronësi
21-23 Prona që përdoren për realizimin e veprimtarive social-kulturore e sportive Në pronësi
16-20 Varrezat publike Në pronësi
32-57,59-280,282-
285,288,291,292 Troje të lira dhe hapësira publike të pa zëna ndërmjet ndërtesave ose objekteve të çdo lloji Në përdorim
281,343-360,363 Infrastrukturë (sheshe, rrugë vendore, lulishte dhe shërbime publike) Në pronësi
28 Prona që përdoren në fushën e shërbimit social Në pronësi
13-15 Prona që përdoren për ushtrimin e funksioneve në fushën e zhvillimit ekonomik Në pronësi
26,27 Prona që përdoren në fushën e strehimit dhe të mbrojtjes civile Në pronësi
364-370 Prona që përdoren për ushtrimin e funksioneve në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit (toka produktive) Në përdorim
371,374,377-379 Prona që përdoren për ushtrimin e funksioneve në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit (kanale të treta dhe toka jo produktive) Në pronësi

380 Prona që përdoren për ushtrimin e funksioneve në fushën e ndriçimit publik Në pronësi
325 Prona që përdoren për ushtrimin e funksioneve në fushën e kanalizimeve Në pronësi

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Comments are closed.

%d bloggers like this: