Llojet e tatimeve dhe te taksave

Llojet e tatimeve dhe te taksave

Emërtimet dhe përkufizimet lidhur me tatimet dhe taksat kombëtare dhe vendore jepen në dispozitat e legjislacionit tatimor, siç referohen në pikën 3 më lart.
5. Përkufizime
5.1 Administrimi i te gjithë llojeve te tatimeve, taksave kombëtare apo vendore dhe kontributeve te sigurimeve shoqërore e shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë bazohet ne Ligjin Nr. 9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, ne kete udhëzim, ne aktet e tjera nënligjore ne zbatim te këtij Ligji, ne ligjet e veçanta tatimore dhe ne aktet nënligjore ne zbatim te këtyre ligjeve. Administrata tatimore, ne marrëdhëniet e saj me tatimpaguesit dhe me persona te tjerë te trete, gjate gjithë procesit te administrimit te tatimeve dhe te taksave mban parasysh përdorimin e termave unike, siç përcaktohet ne nenin 5 te Ligjit, si dhe përkufizimet specifike të bëra në marrëveshjet ndërkombëtare tatimore, ligjet specifike tatimore dhe ligjin për taksat vendore.
5.1.1 Ne zbatim te germës “g” te nenit 5 te Ligjit, termi “tatimpagues”, përfshin personin e tatueshëm apo individin, i cili detyrohet nga ligji te paguaje tatime, taksa ose kontribute te sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe agjentin e mbajtjes se tatimit ne burim.
5.1.2 Ne zbatim te germës “gj” te këtij neni, me “vend kryesor te biznesit” do te kuptohet vendi ku tatimpaguesi është i regjistruar, ka selinë qendrore dhe ku bëhet administrimi efektiv i biznesit. Nëse vendi i regjistrimit nuk përputhet me vendin ku efektivisht administrohet biznesi, vend kryesor i biznesit do të konsiderohet ky i fundit. Vendi i administrimit efektiv te biznesit është vendi ku ne te vërtetë menaxhohet biznesi, ku mblidhen organet drejtuese dhe ku merren vendimet e biznesit.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Comments are closed.

%d bloggers like this: