PËRGJEGJËSIA PENALE

Neni 12
Mosha për përgjegjësi penale

Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç.
Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Neni 13
Lidhja shkakësore

Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojave apo mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore.

Neni 14
Faji

Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj.
Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.

Neni 15
Dashja

Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre.

Neni 16
Pakujdesia

Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte.

Neni 17
Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore

Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe
kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm,por kjorrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të dënimit.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Comments are closed.

%d bloggers like this: