Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet

Neni 9
Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet

Çështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që gëzojnë imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë diplomatike.
Neni 10
Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja

Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shumpalëshe, vlejnë në Shqipëri brenda kufijve të ligjit shqiptar edhe përsa vijon: a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën penale; b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese; c) për zbatimin e masave të sigurimit; d) për shlyerjen e dëmit ose efekteve të tjera civile.
Neni 11
Ekstradimi

Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj.
Ekstradimi nuk lejohet:
a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas shqiptar, veç rasteve kur në marrëveshje është parashikuar ndryshe;

b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim ka një karakter politik ose ushtarak;

c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të ekstradohet do të persekutohet, dënohet ose kërkohet për arsye të bindjeve të tija politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike. d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar nga një gjykatë kompetente shqiptare për veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Comments are closed.

%d bloggers like this: