QËLLIMI I UDHËZIMIT

Ky udhëzim ka për qellim që, ne zbatim te Ligjit Nr. 9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, te vendose rregulla dhe procedura për administrimin e detyrimeve tatimore, si dhe parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës tatimore në Republikën e Shqipërisë. Udhëzimi synon unifikimin dhe vendosjen e standardeve bashkëkohore për të garantuar konkurrencë të ndershme, trajtim të barabartë e të paanshëm, dhe transparence në zbatimin korrekt dhe ne mënyrë uniforme te procedurave dhe te rregullave te vendosura, duke ruajtur njëkohësisht ekuilibrin e duhur ndërmjet te drejtave dhe detyrimeve te tatimpaguesve dhe te administratës tatimore.
Rregullat dhe procedurat e administrimit tatimor të vendosura në këtë Udhëzim synojnë qartësimin e kuptimit të dispozitave të ligjit për të garantuar një zbatim korrekt dhe uniform të tyre, për të siguruar administrimin e tatimeve dhe taksave me një kosto sa më të ulët për administratën tatimore dhe për tatimpaguesin, nëpërmjet nxitjes se vete-vlerësimit e plotësimit vullnetar te detyrimeve nga tatimpaguesit, nëpërmjet edukimit të tatimpaguesve dhe nëpërmjet kontrolleve te paanshme të bazuara në analizën e riskut.
Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Ceshtje Penale Kontakt

Comments are closed.

%d bloggers like this: