Dënime plotësuese – Dënimi me burgim të përjetshëm

Neni 30
Dënime plotësuese

Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:

1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose në shërbim publik.
2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe përfitimeve prej saj.
3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie. 6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.
7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
8. Nxjerrja jashtë territorit.
9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.

Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.

Neni 31
Dënimi me burgim të përjetshëm

(Ndryshuar paragrafi i I, II dhe titulli me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës për kryerjen e një krimi të rëndë.

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë.
Dënimi me burgim të përjetshëm parashikohet bashkërisht me dispozitat e Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.

_______________________________________________________________________
Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Comments are closed.

%d bloggers like this: