forma të bashkëpunimit të veçantë që dallohen

Neni 28
Banda e armatosur dhe organizata kriminale
Banda e armatosur dhe organizata kriminale përfaqësojnë forma të bashkëpunimit të veçantë që dallohen jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga shkalla e organizimit dhe e qëndrueshmërisë së tyre për kryerjen e një numri veprash penale.
Organizata kriminale përfaqëson shkallën më të lartë të bashkëpunimit për kryerjen e veprimtarisë kriminale të qëndrueshme.
Krijimi dhe pjesëmarrja në bandë të armatosur dhe në organizata kriminale, si dhe kryerja e veprave penale prej tyre, cilësohen si vepra penale më vete dhe dënohen sipas parashikimeve të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi.
Pjesëtarët e bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga banda dhe organizata, kur kanë vepruar si organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës. Pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale përjashtohet nga përgjegjësia penale për pjesëmarrjen në to kur pendohet dhe vihet në ndihmë të organeve kompetente për parandalimin e veprimtarisë dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve.
Shërben si rrethanë për zbutjen e dënimit, dhe në raste të veçanta edhe për uljen e tij nën minimumin e parashikuar nga ligji, kur pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale që ka kryer vepra penale, pendohet dhe bashkëpunon me organet kompetente për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.
Gjykata, kur e çmon se roli i pjesëtarit të penduar të bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale nuk është kryesor, kur veprat e kryera prej tij nuk janë me rrrezikshmëri të theksuar dhe kur ndihma e dhënë për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të bandës apo organizatës kriminale është e rëndësishme, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.

_______________________________________________________________________
Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt | Ceshtje Kriminale | Ceshtje Penale

Comments are closed.

%d bloggers like this: