Archive for the avokati Category

Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale

Posted in avokat tirane, avokati, avokatia with tags on June 8, 2009 by sherbimejuridike

Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale

Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata ndaj personave që kryejnë vepër penale dhe konsiton në marrjen dhe kalimin në favor të shtetit të sendeve që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale, si dhe objektet, të hollat dhe çdo pasuri tjetër që rrjedh nga vepra penale apo i shpërblimit të dhënë apo të premtuar për kryerjen e saj.

Advertisements

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra shtetërore

Posted in avokat tirane, avokati, avokatia, Ceshtje Penale, keshillime juridike, zyra avokatie, zyra juridike with tags on June 8, 2009 by sherbimejuridike

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra shtetërore

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose për të qenë në shërbim publik jepet ndaj personave që i kanë shpërdoruar ato dhe që kanë kryer një krim për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet dhe çmohet se kjo e drejtë nuk duhet të ushtrohet përgjithmonë.

Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra si nëpunës shtetëror ose për të qenë në shërbim publik mund të jepet edhe për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar dënimin gjer në dhjetë vjet burgim.