REGJISTRIMI I KËRKESAVE

A. REGJISTRIMI I KËRKESAVE
1. Kush është i pranueshëm për të regjistruar kërkesë?
2. Kur është dita e fundit për të regjistruar kërkesë?
3. Afati i fundit është 1 korriku, a është e mundur që pas kësaj date ende ta regjistroj kërkesën time?
4. Ku mund të regjistroj kërkesë?
5. A duhet të kërkoj avokat për të regjistruar kërkesë?
6. A duhet ta regjistroj atë personalisht?
7. Çka nëse dëshiroj që dikush tjetër ta regjistrojë kërkesën për mua apo të më përfaqësojë pranë HPD-së?
8. A mund të regjistroj kërkesë për anëtarët tjerë të familjes sime?

9. A kushton regjistrimi i kërkesës?

B. ZGJIDHJA E KËRKESAVE
10. Sa kohë do të marrë përpunimi i kërkesës sime?
11. Një ndërkombëtar ma ka uzurpuar pronën, a ekziston ndonjë mënyrë më e shpejtë të merrem me dikë që nuk kërkon të drejtë pronësore e që nuk është nga Shqiperia?
12. A ndihmon HPD-ja rreth kompensimit për pronën e tundshme të dëmtuar si rezultat i uzurpimit?
13. Si të kontaktoj me palën tjetër?

C. SHTIJA E PRONËS
14. A ofron HPD-ja ndihmë rreth shitjes së pronës?
15. A ka HPD-ja listë të pronave që shiten?
16. Unë jam duke e blerë një pronë nga një paraqitës i kërkesës, a mund ta rregulloj punën që ta dëboj banuesin aktual?

D. VËNIA E PRONËS NËN ADMINISTRIM
17. A mund ta vë pronën time nën administrim të HPD-së?

E. PRONA E SHKATËRRUAR
18. Nëse shtëpia ime është shkatërruar apo dëmtuar, a do të ta shqyrtojë HPD-ja kërkesën time?
19. Ku mund të paisem me dokumentacion që dëshmon se shtëpia ime është shkatërruar?
20. A i ndihmon HPD-ja njerëzve që t’i rindërtojnë shtëpitë?

F. NJOFTIMI PËR VENDIMIN PËRKUNDREJT SHTËPISË SUAJ
21. Kam pranuar njoftim për vendimin e HPCC-së. A mund të ankohem?
22. Kam pranuar njoftim se HPD-ja do të më dëbojë nga prona në të cilën jam duke banuar tani. A mund t’i marrë HPD-ja parasysh çështjet e mia humanitare?

G. GJYKATAT DHE TRUPAT TJERA ADMINISTRATIVE
23. Jam njoftuar se një gjykatë komunale apo një agjension tjetër qeveritar ka inicuar procedurë për sa i përket pronës që e kam kërkuar apo në të cilën jam duke banuar tani. Çka mund të bëj?
24. Dua të regjistroj kërkesë për një pronë afariste. A mund të ndihmojë HPD-ja?

H. NEVOJAT HUMANITARE BANESORE DHE SOCIALE
25. A siguron HPD-ja banim për njerëzit nevojtarë?
26. Si mund të aplikoj për banim humanitar?
27. A duhet të paguaj qira për banim humanitar?
28. Çfarë dokumente duhet të tregoj që kam nevojë për strehim?

I. KONTAKTIMI ME HPD-në
29. Dëshiroj të bisedoj me juristin që është duke punuar në lëndën time apo ta përfaqësoj lëndën time personalisht drejtpërdrejt te komisionerët. Si mund ta caktoj një takim?
30. Kujt t’ia adresoj kërkesat e mia?

A. REGJISTRIMI I KËRKESAVE

1. Kush është i pranueshëm për të regjistruar kërkesë?

Ju mund të regjistroni kërkesë në Drejtoratin për çështje Banesore dhe Pronësore (HPD), nëse:

a) Keni qenë bartës i të drejtës banesore, posedues ligjor, apo pronar i një banese ose shtëpie para 24 marsit 1989 dhe e keni humbur të drejtën sepse keni qenë të diskriminuar;
b) Keni hyrë në transakcion pronësor në mes të 24 marsit 1989 dhe 13 tetorit 1999 dhe nuk keni mundur ta vërtetoni transakcionin dhe ta regjistroni atë sepse ligji e ndalonte transakcionin; ose
c) Keni qenë bartës i të drejtës banesore, posedues ligjor, apo pronar i shtëpisë ose banesës më 24 mars 1999 dhe dikush tjetër e ka uzurpuar banesën apo shtëpinë tuaj.

Veç kësaj, HPD do të mund të ju ndihmojë nëse:

d) Keni pranuar njoftim se është paraqitur kërkesë kundër pronës suaj
e) Keni nevojë për banim të përkohshëm mbi baza humanitare; apo
f) Keni pronë banesore në të cilën nuk mund të banoni apo ta kontrolloni, prandaj dëshironi që HPD-ja ta administrojë atëpronë për ju.

2. Kur është dita e fundit për të regjistruar kërkesë?

Nëse jeni përcaktuar të paraqitni kërkesë në HPD, atëherë paraqiteni para 1 Korrik 2003.

3.Afati i fundit është 1 korriku, a është e mundur që pas kësaj date ende ta regjistroj kërkesën time?

Jo, ju nuk jeni paraqitur në afatin e caktuar kështu që ju nuk mundeni ta paraqitni kërkesën tek ne ose tek ndonjë organ tjetër.

Mirëpo, ekziston një mënyrë tjetër me të cilën ju mund ti mbroni të drejtat tuaja. Ju lutemi që ta vizitoni njërën nga zyrat tona dhe ta plotësoni një “Kërkesë për vënien e pronës nën administrimin e HPD-së” Me anë të këtij formulari ne informohemi me detajet e e pronës për të cilën ju dëshironi ta bëni kërkesën, dhe fillojmë të marrim masa që prona të kalojë nën administrimin e HPD-së( kjo gjë mund të mos jetë e mundur nëse banuesi aktual pohon të ketë të drejtë mbi atë pronë),pastaj ju në të ardhmen mund ta paraqitni një kërkesë me anë të së cilës ju kërkoni nga ne që ta anulojmë administrimin, dhe ne më pas mund të veprojmë në bazë të kërkesës së juaj në kohën kur ne mendojmë se është e përshtatshme.

Ju duhet të jeni në dijeni që me marrjen e pronës nën administrim HPD-ja nuk ju cakton juve si bartës legjitim i të drejtës pronësore, dhe nuk ua mohon të drejtën personave të tjerë. Ju duhet të vërtetoni që ju keni të drejtë mbi pronën para se HPD-ja ta ketë liruar atë nga administimi. Edhe atëhere HPD-ja nuk vërteton ndonjë të drejtë pronësore.

4. Ku mund të paraqes kërkesë?
Ju mund të paraqitni kërkesë personalisht në cilëndo zyre regjionale të HPD-së. HPD aktualisht ka zyrat në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Beograd, Podgoricë dhe Shkup.

Çdo zyrë ofron shërbime lëvizëse nëpër fshatra për të ofruar shërbimet e HPD-së njerëzve që nuk kanë mundësi të udhëtojnë deri te ndonjëra zyrë e HPD-së.

Një listë e adresave të zyrave dhe numrave të telefonit është në dispozicion në:

5. A duhet të kërkoj avakat që të regjistroj kërkesë?

Jo.

6. A duhet ta regjistroj personalisht?

Po. Megjithatë, nëse për arsyet siç është siguria apo shëndeti nuk keni mundësi të paraqitni kërkesë apo të përgjigjeni personalisht në cilëndo zyrë regjionale të HPD-së, mund të autorizoni dikë që të veprojë në vendin tuaj nëpërmes autorizimit. Ky person do të jetë përfaqësuesi juaj i autorizuar. Kërkesat nuk mund të regjistrohen nëpërmes internetit apo telefonit.

7. Çka nëse dëshiroj që dikush tjetër ta regjistrojë kërkesën për mua apo të më përfaqësojë pranë HPD-së?

Nëse dëshironi që dikush tjetër të ju përfaqësojë, duke përfshirë këtu regjistrimin e kërkesës në vendin tuaj, përfaqësuesin e autorizuar duhet ta paisni me autorizim.

Autorizimi është instrument ligjor që ia akordon autoritetin një personi tjetër që të veprojë në vendin tuaj. Duhet të jetë i vërtetuar në ndonjë gjykatë kompetente dhe duhet të përmbajë informatat si në vijim:

a) Emrin, mbiemrin, adresën, numrin e identitetit të personit që e jep autorizimin.
b) Emrin, mbiemrin, adresën, numrin e identitetit të personit të cilin ju e autorizoni të veprojë në vendin tuaj, dhe
c) Një përshkrim të qartë për çka jepet autorizimi (p.sh. – “që të paraqesë kërkesë në HPD për riposedimin e pronës sime”).

Përfaqësuesin e autorizuar duhet ta paisni me kopjen e letërnjoftimit tuaj, dhe të gjitha informacionet e duhura që t’i mundësoni atij/asaj që të veprojë në vendin tuaj.

HPD nuk u jep informata rreth kërkesës suaj palëve të paautorizuara. Nëse dërgoni dikë që të ju përfaqësojë po nuk i keni paraqitur dokumentet e duhura që i përmendëm, atëherë HPD-ja nuk do ta pranojë atë person. HPD-ja nuk do të akordojë kohëzgjatjet për afatet e fundit që ju kanë kaluar sepse ju nuk e keni paisur përfaqësuesin me dokumentet e sakta.

8. A mund të regjistroj kërkesë për anëtarët tjerë të familjes sime?

Nëse jeni anëtar i bashkësisë familjare (p.sh.- prind, fëmi, nip) i personit që ka të drejtë pronësore, mund të regjistroni kërkesë në vendin e tyre. Duhet të sillni dokumente për të treguar se jeni anëtar i bashkësisë familjare. Nëse, megjithatë, nuk jeni anëtar i bashkësisë familjare, duhet të keni autorizim që të regjistroni kërkesë në vend të dikujt tjetër.

9. A kushton regjistrimi i kërkesës?

Regjistrimi i kërkesës në HPD është falas. Nuk paguhet për të regjistruar kërkesë. Nëse ju kërkohet që të bëni ndonjë pagesë që të regjistroni kërkesë, kontaktoni HPD-në menjëherë për të raportuar këtë sjellje mashtruese.

B. ZGJIDHJA E KËRKESAVE

10. Sa kohë do të marrë përpunimi i kërkesës sime?

HPD-ja ka pranuar mbi 26.000 kërkesa. Çdo kërkesë studiohet në mënyrë individuale, palët tjera kanë të drejtë ligjore që të njoftohen dhe të kundërpërgjigjen, dhe dokuemntet duhet të vërtetohen që të sigurohemi që janë origjinale dhe i akordojnë të drejtat e pohuara. Hulumtimi përfshinë intervista të mëtutjeshme dhe verifikimin e dokumenteve të paraqitura. Aty ku duhet ndërmerret ndërmjetësimi me qëllim të zgjidhjes së kërkesës. Kohëzgjatja e hulumtimeve dhe intervistave nuk është e njejtë te secila lëndë.

Në përgjithësi, përpunimi i kërkesës bëhet si në vijim:

  • HPD-ja më pastaj do ta njoftojë banuesin aktual të asaj prone.
  • Banuesi aktual dhe çdo palë e tretë e identifikuar do të ftohen në HPD për të dhënë deklaratë dhe të marrë pjesë në kërkesë.
  • Juristi do ta rishikojë kërkesën dhe pastaj do ta kontaktojë çdo palë të interesuar për informatat e duhura shtesë.
  • HPD-ja do të bëjë hulumtime për çdo pohim dhe dokument të paraqitur nga palët.
  • HPD-ja do të bëjë përpjekje t’i ndihmojë palëve në zgjidhjen e kërkesës nëpërmes ndërmjetësimit.
  • Nëse ndërmjetësimi dështon, kërkeasa do t’i kthehet Komisionit të Kërkesave Banesore dhe Pronësore (HPCC).

Kohëzgjatja dhe ndërlikueshmëria e përpunimit të kërkesës varet nga vetë natyra e kërkesës dhe nëse është apo jo kontestuese. Prandaj, HPD-ja nuk ka mundësi të prashikojë se kur do të zgjidhet një kërkesë e veçantë.

Megjithatë, Drejtorati dhe Komisioni aktualisht janë duke zgjidhur mbi 1000 kërkesa në muaj, dhe ne po synojmë që t’i përfundojmë të gjitha përveç kërkesave më të vështira deri në fund të vitit 2004.

11. Një ndërkombëtar ma ka uzurpuar pronën, a ekziston ndonjë mënyrë më e shpejtë të merrem me dikë që nuk kërkon të drejtë pronësore e që nuk është nga Shqiperia?

Jo. Të njejtat rregulla vlejnë për të gjithë personat që i uzurpojnë pronat.

12. A ndihmon HPD-ja rreth kompensimit në pronën e tundshme që është dëmtuar si rezultat i dëmtimit?

HPD-ja nuk pranon kërkesa për kompensimin e dëmeve apo shkatërrimit të pronës.

13. Si të kontaktoj me palën tjetër?

Si pjesë të zgjdhjes së kërkesës, HPD-ja do t’i ndihmojë palëve për të komunikuar me njëra tjetrën. Kjo mund të bëhet nëpërmes HPD-së apo palët mund të kontaktojnë me njëra tjetrën drejtpërdrejt, megjithatë, HPD-ja nuk i jep informatat e hollësishme të kontaktimit të palëve pa pëlqimin e tyre. Informatat tjera për palët jepen vetëm në kontekst të ndërmjetësimit me pëlqimin e palëve. Askush që nuk merr pjesë në kërkesë apo nëse palët kanë kërkuar, nuk mundet që informatat e kontaktimit të mbahen të fshehta.

C. SHITJA E PRONËS

14. A ofron HPD-ja ndihmë rreth shitjes së pronës?

HPD-ja NUK ËSHTË AGJENT I PATUNDSHMËRIVE. Nëse paraqitësi i kërkesës zgjedh ta zgjidhë kërkesën nëpërves shitjes, HPD-ja do të ndihmojë si pjesë e ndërmjetësimit. Megjithatë, ekzistojnë opcione tjera për të zgjidhur kërkesën, siç janë marrëveshjet mbi qiranë apo administrimi i pronës nga HPD-ja.

15. A ka HPD-ja listë të pronave që shiten?

HPD-ja NUK ËSHTË AGJENT I PATUNDSHMËRIVE. Ne nuk mbajmë lista të pronave që janë në shitje.

16. Unë jam duke e blerë një pronë nga një paraqitës i kërkesës, a mund ta rregulloj punën që ta dëboj banuesin aktual?

Nëse kërkesa nuk është zgjidhur ende nga HPCC-ja, dmth se HPCC-ja ende nuk ka vendosur se kërkesa e paraqitësit të kërkesës ishte leghjitime. Shumë kërkesa janë të pavlefshme dhe refuzohen. Këtë duhet ta merrni parasysh para se ta bleni. Pastaj, dëbimi i banuesit aktual para se HPCC-ja të ketë marrë vendim është shkelje e të drejtave njerëzore.

Blerësit e mundshëm gjithashtu duhet ta dijnë që aliena 5.2 e UNMIK Rregullores 2000/60 thotë se shitje të paligjshme llogariten të gjitha ato shitje të pronave të cilat ishin objekte banimi shoqërore apo publike, apo që i takonin komunës, ndërmarrjeve publike apo trupave tjera publike, që bëhen deri më 1 qershor 2003, që është më vonë, apo gjersa kërkesa është duke u zgjidhur nga HPCC-ja.

Nëse familja e pronarit nuk ishte bartëse e të drejtës banesore e një prone të tillë para 23 marsit 1989, atëherë shitja e pronës është joligjore deri pas zgjidhjes së kërkesës më 1 qershor 2003, që është më vonë. Përjashtimi i vetëm është nëse vetë shitja e zgjidhë kërkesën (për shembull, banuesi aktual e blenë pronën nga paraqitësi i kërkesës).

Blerësit potencialë gjithashtu duhet të kenë kujdes se paraqitësit e kërkesave mund të mos i zotërojnë ligjërisht pronat që mund të tentojnë t’i shesin. Vendimet e HPCC-së normalisht vetëm se i caktojnë të drejtat e paraqitësit të kërkesës për të poseduar pronën. Nganjëherë, paraqitësi i kërkesës ka të drejtë ta posedojë pronën, por asnjëherë të mos mund ta privatizojë atë ashtu si duhet. Pronat që janë privatizuar kundërligjshëm në të ardhmen mund t’i kthehen pronarit legjitim. Prandaj, blerësi potencial duhet të ketë kujdes që shitësi të ketë të drejtën e shitjes.
D. VËNIA E PRONËS NËN ADMINISTRIM

17. A mund të vë pronën time nën administrim të HPD-së.

Ky opcion është i mundshëm për bartësit e të drejtës pronësore të ciltë nuk mund të kthehen në pronën e tyre të banimit. Poashtu është i mundshëm edhe për bartësit e të drjetës pronësore të ciltë nuk e dijnë se kush gjendet në pronën e tyre dhe nuk kanë kontroll në mënyrën se si prona e tyre shfrytëzohet. Duke kërkuar nga HPD-ja që ta administrojë pronë e tij, bartësi i të drejtës pronësore i jep të autoritet HPDs-ë që ta administrojë pronën e tij deri në atë kohë kur bartësi i të drejtës pronësore dëshiron të kthehet në pronë.

Duke kërkuar që prona juaj të vihet nën administrim, HPD-ja do ta dijë se kush është duke banuar përkohësisht në pronën tuaj. Në çdo kohë mund të na njoftoni se pretendoni të ktheheni në pronën tuaj. Ju njoftojmë se riposedimi nuk bëhet menjëherë nëse prona është ndarë dhe është zënë. Alinea 12.7 e Rregullores 2000/60 të UNMIK-ut parasheh që:”… me kërkesë të pronarit apo bartësit të së drejtës banesore, Drejtorati do të lëshojë urdhër dëbimi duke i kërkuar banuesit aktual që ta lirojë pronën brenda 90 ditësh…”.

Administrimi nga HPD-ja i jep mundësinë pronarit / bartësit të së drejtës banesore që të mendohet se çka të bëjë me pronën e tij / saj. Vendimet e nxituara për shitje do të menjanohen. Është inkurajuese të dihet se HPD-ja ka të regjistruar se kush gjendet në pronë. Veç kësaj, mund t’i ndihmoni njerëzve që kanë shumë nevojë për strehim të përkohshëm.

HPD-ja nuk mund t’i administrojë pronat që janë objekt i ndonjë kërkese. Nëse dëshironi ta shfrytëzoni këtë opcion dhe keni regjistruar kërkesë e cila ende nuk është vendosur nga HPCC-ja, duhet ta bëni tërhqjen e asaj kërkese. Duhet të dini se nëse njëherë e tërhiqni kërkesën, ajo kërkesë më kurrë nuk do t’i prezentohet Komisionit dhe kurrë më nuk do të pranoni vendim të Komisionit për sa i përket të drejtës suaj pronësore.

Poashtu duhet ta dini se, duke e marrë pronën nën administrim, HPD-ja nuk e përcakton se ju jeni bartës i të drejtës pronësore. Megjithatë duhet të demonstroni se keni të drejtë në atë pronë para se HPD-ja t’ua lëshojë juve pronën që e ka nën administrim. Madje as atëherë, HPD-ja nuk do të vërtetojë ndonjë të drejtë pronësore.

Nëse kërkesa juaj veçse është vendosur nga HPCC-ja, atëherë HPD-ja me kërkesën tuaj do ta vëjë pronën nën administrim dhe t’ua kthejë juve më vonë me të drejtat që HPCC-ja ua vërteton.

E. PRONA E SHKATËRRUAR

18. Nëse shtëpia ime është e shkatërruar apo e dëmtuar, a do ta shqyrtojë HPD-ja kërkesën time?

HPD-ja ka juridiksion për kërkesat e pronave banesore ku prona është në ngatërresë. Nëse prona juaj është dëmtuar apo shkatërruar dhe është e pabanueshme, HPD-ja nuk mund ta shqyrtojë kërkesën tuaj.

Megjithatë, nëse dikush tjetër ua rindërton pronën, kërkesa juaj për atë pronë mund të rihapet nëse keni regjistruar kërkesë para afatit të fundit të 1 qershorit 2003. Pranadaj, HPD-ja ju rekomandon të regjistroni kërkesë para skadimit të afatit të fundit edhe nëse e dini se prona ju ka shkatërruar.

19. Ku mund të paisem me dokumentacioni cili dëshmon se prona ime është shkatërruar?

Nuk keni nevojë për ndonjë dokument të veçantë që të dëshmoni se prona ju ka shkatërruar. HPD-ja do të zhvillojë një intervistë për t’i konfirmuar pohimet e juaja.

20. A i ndihmon HPD-ja njerëzve që t’i rindërtojnë shtëpitë?

Jo.

F. NJOFTIMI PËR VENDIMIN PËRKUNDREJT SHTËPISË SUAJ

21. Kam pranuar njoftim për vendimin e HPCC-së. A mund të ankohem?

Brenda tridhjetë ditësh nga njoftimi për vendimin e HPCC-së, pala ka të drejtë të kërkojë rishqyrtimn e vendimit të HPCC-së.

a) Duke prezentuar dëshmi ligjore relevante, që nuk është marrë parasysh nga Komisioni në marrjen e vendimit fillestar, apo
b) Në bazë të faktit se ka pasur gabime thelbësore në aplikimin e Rregulores së UNMIK-ut për sa i përket HPD-së dhe HPCC-së.

Dikush që nuk ka marrë pjesë në procedurat fillestare mund të paraqesë kërkesë për rishqyrtim nën rrethana të kufizuara brenda tridhjetë ditësh pasi të ketë mësuar për vendimine Komisionit, nëse mund të tregojnë shkaqe të forta pse nuk kanë marrë pjesë në procedurat fillestare.

Vendimi i HPCC-së është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet nga asnjë trupë qeveritare në Shqiperi.

22. Kam pranuar njoftim se HPD-ja do të më dëbojë nga prona në të cilën jam duka banuar tani. A mund t’i marrë parasysh HPD-ja çështjet e mia humanitare?

Po. Ju menjëherë duhet ta informoni HPD-në për nevojat tuaja. HPD-ja do ta marrë parasysh deklaratën tuaj si pjesë të programit për t’i administruar pronat tjera.

G. GJYKATAT DHE TRUPAT TJERA ADMINISTRATIVE

23. Jam njoftuar se një gjykatë komunale apo një agjension tjetër qeveritar ka inicuar procedurë për sa i përket pronës që e kam kërkuar apo në të cilën jam duke banuar tani. Çka mund të bëj?

Alinea 1.2 e Rregullores së UNMIK-ut 1999/23 dhe alinea 3.1 e Rregullores së UNMIK-ut 2000/60 i jep Drejtoratit për çështje Banesore dhe Pronësore juridiksion të veçantë mbi çështjet specifike pronësore. Nëse një gjykatë apo ndonjë trupë e ngjajshme bën përpjekje që ta zgjidhë një kërkesë rreth një çështjeje pronësore, ka mundësi të veprojë jashtë juridiskionit të vet. Menjëherë duhet të kontaktoni me HPD-në me dokumentet e cilësdo gjykatë që i pranoni.

24. Dua të regjistroj kërkesë për një pronë afariste. A mund të ndihmojë HPD-ja?

HPD-ja ka juridiksion vetëm mbi pronat e banimit dhe nuk mund të ju ndihmojë me kërkesat lidhur me pronat afariste.

H. NEVOJAT HUMANITARE BANESORE DHE SOCIALE

25. A siguron HPD-ja banim për njerëzit nevojtarë?

HPD-ja nuk është organizatë humnaitare dhe nuk ka kapacitet t’i strehojë të gjithë që kanë nevojë. Megjithatë, HPD-ja ka prona nën administrimin e tij për njerëzit me nevoja humanitare.

Pronat e kufizuara të HPD-së të dedikuara për shfrytëzim humanitar është menduar t’u ndahen njerëzve të cilët HPD-ja duhet t’i dëbojë nga pronat që ishin objekt i kërkesave të suksesshme por të cilët me të vërtetë nuk kanë ku të shkojnë përpos në rrugë. HPD-ja nuk mund të garantojë për kualitetin e këtyre pronave, vetëm që ato I kanë katër mure dhe kulm.

Për shumicën e njerëzve që thjesht kanë nevojë sociale, HPD-ja nuk mund t’i ofrojë strehim. Ata duhet t’i drejtohen pushtetit komunal, që është përgjegjës për ndihmën sociale.

26. Si mund të aplikoj për banim humanitar?

Ju mund të shkoni në zyrën regjionale të HPD-së që e mbulon regjionin tuaj në Shqiperis për të aplikuar për strehim të përkohshëm humanitar. Nëse keni vështirësi për të shkuar në zyrën e duhur të HPD-së për shkaqe sigurie, atëherë mund të shkoni në cilëndo zyre të HPD-së për të aplikuar.

HPD-ja do të marrë parasysh disa faktorë, duke përfshirë atë se a keni ndonjë vend tjetër banimi në Shqiperi, situatën financiare, dhe lidhjen tuaj me hapësirë vendore ku keni kërkuar vend banimi.

27. A duhet të paguaj qira për banim humanitar?

Në këtë rast, nuk duheni të paguani qira nëse i përmbushni kriteret e themeluara nga HPD-ja.

28. Çfarë dokumente duhet të tregoj që kam nevojë për strehim?

Në parim nuk ju nevojitet asnjë dokumentacion që të dëshmoni se keni nevojë për strehim humanitar. Megjithatë, aplikimi juaj do të përpunohet më shpejt me ndonjë dëshmi.

I. KONTAKTIMI ME HPD-në

29. Dëshiroj të bisedoj me juristin që është duke punuar lëndën time apo ta përfaqësoj lëndën time personalisht drejtpërdrejt te komisionerët. Si mund ta caktoj një takim?

Juristat që merren me lëndë duhet të mbeten të paanshëm dhe nuk mund ta favorizojnë asnjërën anë. Nëse ata do të kenë pyetje shtesë për ju, ata do të ju kontaktojnë drejtpërdrejt. Përndryshe, ata nuk kanë kontakt të drejtpërdrejt me palët në procedurë.

Nëse keni dokumentacion shtesë dhe informacione e dëshironi që HPD-ja dhe HPCC-ja t’i marrin parasysh para se të marrin vendim, duhet t’i prezentoni ato dokumente me shkrim HPD-së sa më shpejt që të mundeni.

Sipas rregullores së UNMIK-ut, askush nuk mund të japë dëshmi apo argumente HPCC-në personalisht nëse nuk ju është kërkuar nga HPCC-ja të veproni ashtu, edhe atëherë nën direktivë të rreptë. Nuk mund të kërkoni seancë shqyrtimi.

30. Kujt t’ia adresoj kërkesat e mia?

Duhet ta kontaktoni HPD-në nëse keni nevojë të paraqitni dokuemnte apo informata relevante shtesë, apo dëshironi të raportoni ndërrimin e adresës apo numrit të telefonit.

HPD-në mund ta kontaktoni me letër, telefon, faks apo me postë elektronike. Informatat e plota të kontaktimit për zyrat tona mund t’i gjeni në

Pyetjet tuaja duhet të përmbajnë emrin tuaj dhe numrin e kërkesës.

Meqenëse HPD-ja ka pranuar mëse 26.000 kërkesa, është e pamundur të parashikohet se kur do të zgjidhet një kërkesë individuale nga HPCC-ja. Prandaj, nuk duhet ta kontaktoni HPD-në lidhur me statusin e kërkesës suaj. Ne do të ju njoftojmë sapo HPCC-ja të ketë marrë vendim lidhur me lëndën tuaj.

Megjithatë, Drejtorati dhe Komisioni aktualisht janë duke zgjidhur mbi 1000 kërkesa në muaj, dhe ne po synojmë që t’i përfundojmë të gjitha përveç kërkesave më të vështira deri në fund të vitit 2004.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji |

%d bloggers like this: