Archive for Komiteti Shtetëror

Afatet kohore

Posted in Ligji Pronave with tags , , on February 6, 2009 by sherbimejuridike

Neni 19
Afatet kohore

1. Subjektet e shpronësuara, për fitimin e të drejtave të parashikuara nga ky ligj, kanë të drejtë të paraqesin kërkesat e reja brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

2. Komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave fillimisht njohin të drejtën e pronësisë dhe e kthejnë atë brenda 45 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Vendimi për njohjen ose kthimin e pronës njoftohet publikisht. Pas kalimit të këtij afati, komisionet vendore, brenda 45 ditëve, kompensojnë pronën kur, sipas këtij ligji, është i pamundur kthimi i saj. Në rastet kur brenda këtij afati komisionet vendore e kanë të pamundur të vendosin, me vendim të arsyetuar, mund të shtyjnë afatin e dhënies së vendimit, por jo më shumë se 30 ditë.

3. Në rastet kur komisionet vendore nuk marrin vendim brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, për çështjen vendos Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda 30 ditëve nga mbarimi i afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.

4. Nëse vendimi i dhënë nga komisioni vendor ose Komiteti Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave nuk është ankimuar brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, ai është titull ekzekutiv. Ngarkohen zyrat e përmbarimit për ekzekutimin e tij, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.

Advertisements

Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Posted in Ligji Pronave with tags , , on September 6, 2008 by sherbimejuridike

Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave verifikon vendimet e komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave, të ngritura sipas ligjit nr. 7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”. Kërkesa për verifikimin e vendimeve të dhëna paraqitet në mënyrë të motivuar nga organet e qeverisjes vendore ose subjektet e shpronësuara brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Komisioni ka të drejtë të shfuqizojë vendimin administrativ të dhënë ose të kërkojë shfuqizimin e tij në rrugë gjyqësore.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt