Archive for kompensimi i pronës

Dokumentacioni dhe Verifikime

Posted in Ligji Pronave with tags , , , , on September 6, 2008 by sherbimejuridike

Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shfuqizon vendimet e komisioneve vendore kur:

a) komisioni vendor për kthimin dhe kompensimin e pronave ka shkelur dispozitat që rregullojnë juridiksionin dhe kompetencat e tij;

b) vendimi është dhënë mbi bazën e dokumentacionit dhe verifikimeve të paplota;

c) nuk është kërkuar dokumentacioni i nevojshëm, mbi bazën e të cilit duhet të kryhej njohja, kthimi ose kompensimi i pronës.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Advertisements

Format e kompensimit – Neni 11

Posted in Ligji Pronave with tags , , , on June 10, 2008 by sherbimejuridike

KREU III

KOMPENSIMI I PRONËS

1. Për pronat e përcaktuara në këtë ligj, për të cilat është i pamundur kthimi fizik, shteti kompenson subjektet e shpronësuara me një ose më shumë nga format e mëposhtme:

a) me pronë tjetër të paluajtshme të të njëjtit lloj, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit;

b) me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit;

c) me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme;

ç) me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i privatizimit;

d) me të holla.

2. Subjekti i shpronësuar i paraqet me shkrim komisionit vendor për kthimin dhe kompensimin e pronave formën në të cilën kërkon të realizohet kompensimi. Komisioni, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, me vendim të arsyetuar vendos për pranimin e kërkesës ose refuzimin e saj kur objektivisht plotësimi i kërkesës është i pamundur. Në këtë rast ai i ofron subjektit të shpronësuar një formë tjetër kompensimi, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1 të këtij neni. Kundër vendimit të komisionit për përcaktimin e formës së kompensimit, subjekti i shpronësuar ka të drejtë të bëjë ankesë në Komitetin Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit dhe në rast se aty nuk gjen zgjidhje, atëherë i drejtohet gjykatës brenda 30 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim nga Komiteti Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.

3.Shpërblimi për efekt kompensimi nuk i nënshtrohet asnjë takse, tatimi ose ndalese.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Prona e Luajtshme dhe Shpronesimi

Posted in Ligji Pronave with tags , , , , , on January 15, 2008 by sherbimejuridike

NJOHJA E SË DREJTËS SË PRONËSISË DHE KTHIMI I PRONËS

Neni 4

Përjashtimet nga ky ligj

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen:

  • a) Për pronat e përfituara si rezultat i zbatimit të ligjit nr.108, datë 29.8.1945 “Për Reformën Agrare”, me ndryshimet e mëvonshme;
  • b) Për shpronësimet kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe që përdoren për interesa publikë;
  • c) Për pronat që i janë dhuruar shtetit, veprim për të cilin ka dokumente zyrtare.

Neni 5

Prona e luajtshme

Kthimi dhe kompensimi i pronës së luajtshme kryhet me ligj të veçantë.

Neni 6

  1. Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kthehet ose kompensohet deri në 60 ha dhe kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe.
  2. Subjektet e shpronësuara, pronat e të cilave janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentraleve, trajtohen sipas dispozitave të këtij ligji, me përjashtim të rasteve kur kanë përfituar sipas ligjit “Për shpronësimet për interes publik”.
  3. Subjektet e shpronësuara dhe të kompensuara sipas ligjeve në fuqi kanë të drejtën e përfitimit nga ky ligj vetëm për pjesën e pronës së pakthyer ose të pakompensuar.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji |