Archive for Neni 4

Autoritetet përgjegjëse

Posted in Ligji Pronave with tags , on September 9, 2008 by sherbimejuridike

Neni 4
Autoritetet përgjegjëse për trajtimin e të huajve

Sipas këtij ligji:


a) Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për trajtimin e të huajve është Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.


b) Autoriteti shtetëror përgjegjës, në nivel rajonal/vendor, për trajtimin e të huajve është Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin.


c) Autoriteti shtetëror qendror, përgjegjës për lëshimin e vizave, është Drejtoria Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike, zyrat konsullore jashtë shtetit.


ç) Autoriteti shtetëror qendror, përgjegjës për trajtimin e marrëdhënieve të punësimit të të huajve në Shqipëri, është Drejtoria e Politikave të Migracionit në ministrinë e ngarkuar me çështjet e punësimit dhe çështjet sociale.


d) Autoriteti shtetëror përgjegjës, në nivel vendor, për punësimin e të huajve, është zyra përkatëse e punësimit.


dh) Autoriteti shtetëror qendror, përgjegjës për vlerësimin e përfitimit ekonomik të veprimtarisë së të vetëpunësuarit, si kusht për pajisjen e të huajit/së huajës me leje pune, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.


e) Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e programit kombëtar të integrimit social të të huajve, me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë, janë Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji | Kontakt

Advertisements

Prona e Luajtshme dhe Shpronesimi

Posted in Ligji Pronave with tags , , , , , on January 15, 2008 by sherbimejuridike

NJOHJA E SË DREJTËS SË PRONËSISË DHE KTHIMI I PRONËS

Neni 4

Përjashtimet nga ky ligj

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen:

  • a) Për pronat e përfituara si rezultat i zbatimit të ligjit nr.108, datë 29.8.1945 “Për Reformën Agrare”, me ndryshimet e mëvonshme;
  • b) Për shpronësimet kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe që përdoren për interesa publikë;
  • c) Për pronat që i janë dhuruar shtetit, veprim për të cilin ka dokumente zyrtare.

Neni 5

Prona e luajtshme

Kthimi dhe kompensimi i pronës së luajtshme kryhet me ligj të veçantë.

Neni 6

  1. Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kthehet ose kompensohet deri në 60 ha dhe kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe.
  2. Subjektet e shpronësuara, pronat e të cilave janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentraleve, trajtohen sipas dispozitave të këtij ligji, me përjashtim të rasteve kur kanë përfituar sipas ligjit “Për shpronësimet për interes publik”.
  3. Subjektet e shpronësuara dhe të kompensuara sipas ligjeve në fuqi kanë të drejtën e përfitimit nga ky ligj vetëm për pjesën e pronës së pakthyer ose të pakompensuar.

Avokat Tirane | Zyre Avokatie | Reth Nesh | Sherbime Legale | Ligji Pronave | Gjykata Larte Tirane | REGJISTRIMI I KËRKESAVE | Perkufizime Ligji |